Mali i Zi tash e sa kohë është në krizë politike e i mandatuari që ta formojë qeverinë e re, Mirodrag Lekiq nuk po e arrinë këtë qëllim.
Siç raporton, “Vijesti”, Lekiq po e shqyrton mundësinë që t’i propozojë Kuvendit formimin e një qeverie teknike e që do të përgatitët për zgjedhje.
Ndërsa, udhëheqësi i URA GP dhe kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviqmban qëndrimin e mëparshëm se zgjidhja më e mirë është rindërtimi i kabinetit të tij, i cili do të funksionojë deri në zgjedhjet e rregullta parlamentare në vitin 2024.
“Në qoftë se nuk ka konsensus politik mbi qeverinë politike tek e cila unë kryesisht dhe sinqerisht aspiroj dhe jap një kontribut konkret, është detyra ime të konsideroj mundësinë e propozimit të një qeverie tekniko-zgjedhore me kohëzgjatje të kufizuar dhe mandat që unë do t’i propozoja parlamentit”, tha Abazoviq.
Çështja ishte nëse ofertae Abazoviçit për të mbetur kryeministër dhe për t’u bashkuar me Frontin Demokratik ishte e pranueshme për të dhe nëse Lekiq kishte ndonjë zgjidhje tjetër nëse nuk kishte marrëveshje me shumicën aktuale.
“Ndonëse ky është varianti i fundit, jo pa argumente dhe interes më të gjerë shoqëror, në këtë moment është në tryezë mundësia e formimit të një qeverie politike bazuar në vullnetin popullor nga zgjedhjet e 2020. Kështu që kjo është një procedurë dhe me vonesë të dukshme, mbi atë që duhet të ishte bërë dy vjet më parë,” shtoi ai.
Bazuar në dispozitat e reja të Ligjit mbi Presidentin, Lekiq mori një mandat nga Kuvendi për përbërjen e Qeverisë dhe afati i fundit për këtë është 16 marsi.
Ai kohët e fundit tha se negociatat mbi formimin e qeverisë së re kanë vazhduar, por se ato nuk po shkojnë me ritmin e pritur, sepse ato pengohen nga Gp URA dhe SNP. Të dy partitë po kërkojnë publikisht rindërtimin e qeverisë ekzistuese.
Disa burime të “Vijesti” thanë dje se shumica parlamentare po kërkon një mënyrë për të shmangur shpërbërjen e Kuvendit pas 16 marsit, kështu që takimet e udhëheqësve diskutuan mbi disa opsione – një qeveri të re, teknike, dhe rindërtimin e asaj ekzistuese.