Në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, ku për momentin janë duke u bërë kontrolle antiterroriste, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm raportime të reja për bomba të vendosura, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
“Sot deri në ora 08:20 në MPB është raportuar se në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë ndërmarrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve, po kryhen kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve” – thuhet në MPB.
Dje janë marrë raportime për eksplozive të vendosura në 120 shkolla në Shkup dhe pas të gjitha kontrolleve të bëra nga MPB është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme.
Ditëve të kaluara disa shkolla fillore dhe të mesme në Shkup dhe Prilep janë kërcënuar për mjete shpërthyese të vendosura, prandaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që në ato shkolla ku ka njoftime për bomba, mësimi duhet të vijohet online.