SPORT

Liga “Gjergj Kastrioti: Skënderbeu e fiton finalen ndaj Skenderajt

Skënderbeu i Korçës për sezonin e dytë rresht kanë triumfuar në ligën “Gjergj Kastrioti” ku marrin pjesë ekipet nga Kosova dhe Shqipëria.

Në finalen e luajtur të mërkurën mbrëma në Prishtinë, volejbollistet korçare e mbrojti titullin duke e mposhtur skuadrën e Skenderajt 3:2 (25:22, 24:26, 25:21, 21:25, 15:9) në sete.

Ky është edicioni i dytë i kësaj lige që u formua vitin e shkuar me bashkëpunimin e fortë ndërmjet dy federatave, ndërsa ekipet nga Shqipëria kanë dominuar karshi atyre nga Kosova.

Në finalen që zgjati mbi dy orë, u tregua një lojë e fortë prej të dyja skuadrave, ndonëse në fund triumfoi Skënderbeu.

Skenderaj e fitoi setin e parë dhe të tretë, por nuk arriti ta mbajë ritmin për ta fituar edhe një set tjetër, me të cilin do të shpallej kampion i ligës “Gjergj Kastrioti”.

Skenderaj është ekipi i parë nga Kosova që ka arritur deri në finale të kësaj lige, pasi sezonin e shkuar në këtë seri u përballen skuadrat nga Shqipëria në të dyja konkurrencat.

Related posts

Pellegrino prezanton veten – Kreu

admin

Këtu mund ta ndiqni meçin e Robin Krasniqit kundër Timour Kharkohev

admin

AC Milan fiton derbin ndaj Atalantas

admin

Leave a Comment