SPORT

Dënohet me dy ndeshje Jose Mourinho

Banner

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është suspenduar me dy ndeshje pasi shpërtheu në protesta në humbjen 2:1 të Romës nga Cremonese të martën mbrëma.

Portugezi ishte përjashtuar në fakt që në fillim të pjesës së dytë, pas një përplasje verbale që e pati me gjyqtarin e katërt të ndeshjes, kur Roma ishte duke humbur 1:0.

Pasi e kishte shikuar shumicën e ndeshjes nga shkallët e stadiumit “Giovanni Zini”, trajneri i Romës vendosi që të ankohej në gjyqtarët e ndeshjes në dhomat e tyre të zhveshjes, pas fundit të ballafaqimit.

Të mërkurën është konfirmuar se ai është dënuar me dy ndeshje.

Roma të dielën luan në “Stadio Olimpico” kundër Juventusit.

Banner

Related posts

Milan bën hapin e madh drejt çerekfinales (VIDEO)

admin

FFK e dënon sulmin ndaj Statovcit

admin

Shqiponjat triumfojnë ndaj ekipit serb

admin

Leave a Comment