AKTUALE

Bekteshi takon ministrin ukrainas të Energjetikës, Galushchenko: Ofrojmë mbështetje të plotë për restaurimin e sektorit energjetik të Ukrainës

Banner

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka zhvilluar një takim dypalësh me ministrin e Energjisë së Ukrainës, German Galushchenko, në kuadër të Takimit Ministror të Partneritetit për Energjinë Transatlantike dhe Ndryshimet Klimatike (P-TECC), që po mbahet në Zagreb.Në takim mori pjesë edhe drejtori gjeneral i SHA EMV-së, Vasko Kovaçevski.

Të dy ministrat diskutuan çështjet aktuale të bashkëpunimit dypalësh energjetik, si dhe ndërtimin e një koalicioni rajonal për sigurinë energjetike përballë agresionit të vazhdueshëm ushtarak rus kundër Ukrainës.

Ministri Bekteshi theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetur plotësisht të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë dhe do të mbështesë të gjitha sanksionet që do të ndërmerren në të ardhmen. Si vend, ne ofrojmë mbështetje të plotë për Ukrainën, si ushtarakisht ashtu edhe financiarisht, si dhe në sektorin e energjisë.

“Ne ofrojmë të gjithë mbështetjen që nevojitet për rimëkëmbjen e sistemit energjetik të Ukrainës. Maqedonia e Veriut, sipas mundësive, do të marrë pjesë në të gjitha përpjekjet për rindërtimin e sektorit energjetik të Ukrainës. Ne jemi në anën tuaj”, tha Ministri Bekteshi në takimin me homologun e tij ukrainas.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Gjyla Halili

BDI kërkon përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë

Gjyla Halili

Osmani për vizitë dy ditëshe në Moldavi, zbardhet agjenda

admin

Leave a Comment