SPORT

Juventus triumfon në derbin lokal

Juventusi e ka fituar derbin e qytetit ndaj Torinos me rezultat 4:2. Bardhezinjtë në fakt përmbysën dy herë shifrat pasi e panë veten në disavantazh që në minutën e 2-të kur realizoi Karamoh.

Megjithatë, ekipi i Allegrit barazoi shpejt shifrat me golin e Cuadrados. Në fund të pjesës së parë u realizuan dhe 2 gola të tjerë. Torino shënoi me Sanabria, ndërsa Danilo barazoi për 2-2 duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në pjesën e dytë të besuarit e Allegrit ishin më superiorë se kundërshtari duke realizuar dy gola të tjerë me autorë Bremer 71′ dhe Rabiot 81′.

Ndërkohë, Paul Pogba debutoi këtë sezon për herë të parë me ekipin bardh e zi duke hyrë si zëvendësues në minutën e 69-të.

Kjo fitore e ngjit Juventusin në vendin shtatë me 35 pikë. Në ndeshjen e radhës, Juventus do të luajë në udhëtim te Roma.

Banner

Related posts

Balotelli nuk po rehatohet as në Zvicër, pas problemeve me trajnerin, tifozët dalin me pankartë kundër tij

admin

AF Elbasani – Vora, Mërgjyshi e konsideron si sfidë Superioreje

admin

Prishtina në çerekfinale të Kupës, eliminon Dukagjinin

admin

Leave a Comment