AKTUALE

Grubi: Dakordimi i dyanshëm i Kosovës dhe Serbisë mbi propozimin franko-gjerman, hap me rëndësi jetike për stabilitetin e rajonit

Banner

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përgëzuar dakordimin e dyanshëm të Kosovës dhe Serbisë rreth përmbajtjes së propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ai e quajti këtë hap të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit dhe përshëndeti palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve.

Grubi thekson se SHBA dhe BE kanë luajtur një rol të rëndësishëm me ndërmjetësimin e tyre për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor dhe se ka ardhur koha për të ndërprerë armiqësitë në rajon.

“Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç se një hap me rëndësi jetike për stabilitetin e mbarë rajonit , dakordimi i dyanshëm rreth përmbajtjes së propozimit franko – gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Përgëzoj palët për largpamësinë dhe racionalitetin e treguar përtej dallimeve dhe impaktin e jashtëzakonshëm konstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian për ardhmërinë europiane të mbarë Ballkanit Perëndimor. Është koha të mbyllim armiqësitë dhe së bashku të hapërojmë drejt Europës dhe të shkruajmë kapitullin e ri të progresit. Shkupi do të mirëpresë krahëhapur më 18 mars liderët e të dyja vendeve dhe vazhdimin e dialogut deri në finalizimin e tij me epilog njohjen e ndërsjelltë” – është shprehur Grubi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook.

Banner

Related posts

Grubi priti në takim ambasadoren kroate, Tiganj

admin

Sejdini: Do të vazhdojmë të jemi në shërbim të futbollit në Maqedoninë e Veriut

admin

Grubi: Shokët e mi janë gabim, këtë ua ka thënë edhe kryetari Ahmeti po edhe qytetarët

admin

Leave a Comment