Eksponentë të opozitares VMRO-DPMNE, në paraqitjet e tyre të fundit, kanë riakthyer vokabularin anti-shqiptar, nacionalist, dhe të ndasive ndër-etnike që e kultivonte ish-kryeministri dhe liderit i VMRO-DPMNE-së, tanimë azilanti Nikolla Gruevski.
Ata kërkojnë nga votuesi maqedonas 61 deputetë me qëllim që të mënjanojnë rolin dhe fuqinë politike vendimmarrëse të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Analisti politik Petar Arsovski thotë se kjo nuk është e mundur për shkak të “butonit” politik, dhe imperativit që ekziston, që është se duhet të ketë një parti të shqiptarëve, pra përfaqësues të votuesve shqiptarë në Qeveri dhe deri më tani asnjë parti nuk e ka shkelur atë.
“Duhet të ketë një parti të shqiptarëve, pra përfaqësues të votuesve shqiptarë në Qeveri dhe deri më tani asnjë parti nuk e ka shkelur këtë parim. Pra, mendoj se një shkelje e tillë nuk do të jetë e mundur, kjo është një arsye, dhe arsyeja e dytë është se projekti kryesor politik në Maqedoni janë ndryshimet kushtetuese për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe reformat e mëtejshme të propozuara që vijojnë nga negociatat me BE-në. Ato janë të pamundura pa një shumicë me Badenter, kështu që formalisht nuk mund të bëhen nëse nuk keni një shumicë si te maqedonasit, ashtu edhe te shqiptarët, një shumicë të dyfishtë të kualifikuar për t’i zbatuar ato reforma”, deklaro Arsosvski.
Pra, shtoi më tej ai, mund të jetë vetëm një lloj retorike para zgjedhjeve, por në thelb nuk mund të jetë një projekt politik me të cilin mund të merren. (PRESSonline.mk)