SPORT

Shpëtim Duro pritet të emërohet trajner te skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Banner

Shpëtim Duro pritet të rikthehet në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por këtë herë si trajner i Strugës.

SuperSport mëson se ish-trajneri i Shkëndijës së Tetovës është pranë arritjes së akordit me skuadrën shqiptare që kryeson kampionatin maqedonas.

Struga e nisi mjaft mirë sezonin duke patur një ecuri mbresëlënëse në fazën e parë. Por në javët e fundit skuadra ka pësuar rënie të lirë, duke barazuar në tri ndeshje radhazi. Fitorja e parë për vitin 2023 nuk ka ardhur ende.

Klubi lajmëroi në mbrëmjen e së hënës largimin e trajnerit Srgjan Zaharieski, ndërsa menjëherë ka menduar për pasuesin e tij. Drejtuesit kanë besim se Duro ka aftësinë e duhur të rikthejë skuadrën në rrugën e duhur drejt objektivit titull falë eksperiencës së madhe.

63-vjeçari është shpallur një herë kampion i Shqipërisë, në sezonin 2010-2011 me ekipin e Skënderbeut. Ndërkohë eksperti i trajningut shqiptar ka fituar një herë dhe Kupën e Shqipërisë, po me ekipin korçar. Në karrierën e tij, krahas Skënderbeut Duro ka drejtuar Besën e Kavajës, Vllazninë, Partizanin, Flamurtarin, Kukësin, Laçin dhe Egnatian në Superiore.

Por edhe Dritën në Kosovë. Pas Shkëndijës, ai pritet që të ketë aventurën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Këtë herë me ekipin e Strugës, që pas 29 javësh ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, dy më tepër se Shkupi që ka luajtur një ndeshje më pak.

Banner

Related posts

Kumbulla në Budapest me paterica për të parë finalen

admin

Neglizhenca dhe tallja në KB Rahoveci nuk po ndalet

admin

Këta janë 15 trajnerët më të mirë në botë që nga viti 1996

admin

Leave a Comment