AKTUALE

Ramadani: VMRO-DPMNE është çrregulluar në konceptin e vet

Eksponentë të opozitares VMRO-DPMNE në paraqitjet e tyre të fundit kanë riakthyer vokabularin anti-shqiptar, nacionalist, dhe të ndasive ndër-etnike që e kultivonte ish-kryeministri dhe liderit i VMRO-DPMNE-së, tanimë azilanti Nikolla Gruevski.

Ata kërkojnë nga votuesi maqedonas 61 deputet me qëllim që të mënjanojnë rolin dhe fuqinë politike vendimmarrëse të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ish-deputeti Ismet Ramadani thotë se thirrjet e tilla janë qëllimkëqija dhe Maqedoninë mund ta trazojnë nesër në aspektin ndëretnik dhe mund të krijojnë situata të cilat janë të palakmueshme.

“Demokracia, edhe ashtu fragjile dhe multietnike, me kështu thirrje, ata i bëjnë shërbim strukturave të cilat duan ta destabilizojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Thirrje të këtilla ka pasur edhe në kohën e Gruevskit dhe po shihet se e njëjta mënyrë e veprimit po vazhdon në VMRO-DPMNE, dhe jo rastësisht ato po i humbin partnerët shqiptarë për të bërë koalicion ose për të formuar Qeveri. Si të vazhdojnë me këto thirrje dhe më këtë mënyrë të veprojnë, atëherë VMRO-DPMNE mund të ndodh që ti fitojë zgjedhjet si parti maqedonase por nuk do të këtë kapacitet koalicioni”, deklaroi Ramadani për PRESSonline.mk

Sipas tij, ky vokabular nacionalist me karakteristika të cilat krijojnë ndasi ndëretnike, gjithnjë e më shumë po e tensionon ambientin politik këtu.

“VMRO-DPMNE është çrregulluar në konceptin e vet, sidomos pasi e humbi partnerin për të cilin atoashpresonin se do ta kenë në Qeverinë e ardhshme ose pas zgjedhjeve të ardhshme, Aleancën për Shqiptarët dhe tani i kapur një nervozë jashtëzakonisht e madhe për vet faktin se nuk do të kenë partnerë seriozë shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme dhe krejt kjo po shkakton nervoz te ata. Porosia e partive shqiptare duhet të jetë gjithnjë në këtë drejtim ose do të kultivohen ata edhe politikisht edhe në aspektin nacional që të respektojë faktorin shqiptar real këtu në Maqedoninë e Veriut ose do vazhdojnë të destabilizojnë Maqedoninë, dhe humbësi i fundit megjithatë është VMRO-DPMNE”, theksoi ai.

Fatkeqësisht, shprehet ai më tej, kjo është një rikthim në filozofinë e Gruveskit dhe nëse kështu vazhdojnë, atëherë unë mendoj se duhet këto forca progresive shqiptare dhe maqedonase të bëjnë çmos që mos i lejojnë shumë hapësirë veprimi.

“Në fakt forca destruktive maqedonase duhet në një mënyrë t’i vendosin në margjina që mos kenë kapacitet dhe potencial të krijojnë tensionime të cilat shkojnë në disfavor të shtetit”, u shpreh Ramadani.(PRESSonline.mk)

Related posts

Shtëpia e Bardhë zotohet se do t’i kundërpërgjigjet sulmit për të cilin fajëson Iranin

Gjyla Halili

VLEN pyet: A do të përfundojë BDI-zimi i gjyqësisë në listën e zezë?

Gjyla Halili

Gazetari Nevrij Ademi i çon selam Adnan Azizit

Gjyla Halili

Leave a Comment