AKTUALE

Projekti i Urës së Bunës/ Rama: Shtysë e re për turizmin dhe ekonominë. Distanca Velipojë-Ulqin shkurtohet në 300 metra

Banner

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamja nga projekti i Urës së Bunës. Marrëveshja për këtë projekt që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, u firmos dje në mbledhjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze në Podgoricë. Rama shkruan se ura e re do t’i japë një shtysë turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur“, shkruan Rama.

Distanca mes Velipojës dhe Ulqinit do të shkurtohet nga 73 km në më pak se 1 km. Vendimi për ndërtimin e kësaj ure ishte një nga marrëveshjet që qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi firmosën në mbledhjen e dytë të përbashkët. Projekti do të financohet nga të dyja qeveritë.

Banner

Related posts

“Ndërto të ardhmen në shtëpi- Ndalo Migrimin”

Gjyla Halili

Zëvendëskryeministri Mexhiti ua uron festat e Krishtlindjeve besimtarëve ortodoks: Mirësia dhe lumturia qofshin gjithmonë në familjet tuaja

Gjyla Halili

Ali Ahmeti, emblema e emblemave, më 2 maj shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

Gjyla Halili

Leave a Comment