KOSOVË

Vuçiq pas takimit në Bruksel: Sonte u përgjigjem manipuluesve politikë dhe mediatikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në profilin e tij në Instagram pas kthimit nga Brukseli dhe ka paralajmëruar fjalimin e sonte, ku siç thotë ai do të shpjegojë se çfarë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ju falënderoj për kujdesin dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite të vështirë të djeshme. Arritëm në Beograd në orët e hershme të mëngjesit dhe tani po analizoj se çfarë ka ndodhur. “Ne luftuam dhe, sa më shumë që ishte e mundur në kushte të vështira, luftuam për të ardhmen e Serbisë në paqe, për vazhdimin e investimeve në vendin tonë, për të mbajtur betimin tim dhe Kushtetutën e Serbisë dhe të Kosovës si pjesë e Serbisë. ka thënë Vuçiq.

Siç ka bërë të ditur ai, “mediat manjate, por edhe RTS dhe Tanjug” përhapin gënjeshtra për të, ndaj ai do t’u drejtohet qytetarëve sonte në orën 21:00 për të sqaruar se çfarë ka ndodhur në Bruksel.

“Sonte po i përgjigjem të gjithë manipuluesve politikë dhe mediatikë që do të shkelnin vendin e tyre për një thërrime pushteti. Serbia nuk ka çmim, kjo është diçka që ata nuk e kuptuan kurrë. Ne do t’i mundim ata. Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiq, raporton Danas.

Takimi i rradhës midis Kosovës dhe Serbisë pritet të ndodh gjatë muajit mars në Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Europol godet grupin e dhunshëm kriminal në Ballkanin Perëndimor

admin

​Shefja e UNMIK-ut dënon sulmet ndaj KFOR-it

admin

Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

admin

Leave a Comment