Modelja braziliane Adriana Lima, e cila konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë, është shpallur ambasadorja e parë e tifozëve të FIFA-s në botë.
Roli i Limas do të jetë të zhvillojë, promovojë dhe të marrë pjesë në disa iniciativa globale që përfshijnë tifozë nga e gjithë bota, dhe ajo gjithashtu do të prezantojë çmimin e tifozëve të FIFA-s në çmimet kryesore të futbollit të FIFA-s.
“Kur takoni Adrianën, ndjeni menjëherë ngrohtësinë, mirësinë e saj dhe sa e afrueshme dhe e pasionuar është ajo për lojën tonë”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në një deklaratë duke shpallur ambasadorin e ri të ombrellës së organizmit ndërkombëtar të futbollit në botë.
“Ajo jeton dhe merr frymë nga futbolli dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të jetë një lidhje e shkëlqyer mes FIFA-s dhe tifozëve në mbarë botën”, shpjegoi Infantino.
Adriana ka falënderuar FIFA-n për rolin që i është dhënë, duke treguar se dëshiron ta sjellë futbollin edhe më pranë fansave.
“Duke ardhur nga një prejardhje më shumë se modeste dhe duke qenë një tifoze e futbollit, jam shumë mirënjohëse dhe e nderuar që FIFA më ka zgjedhur mua të jem ambasadori i parë i tifozëve në botë”, tha Lima.