SPORT

Presidenti Abazi mbanë premtimin, ekzekuton premiat speciale pas fitores ndaj Dritës

FC Ferizaj i është rikthyer rezultateve pozitive pas një periudhe të vështirë të kaluar në pjesën e parë të kampionatit.

Në katër ndeshje të zhvilluara ka dy fitore e dy barazime. Fitorja e fundit dhe më e rëndësishmja ishte ndaj Dritës në fundjavë.

Sipas burimeve të Shqip.com brenda klubit, premiat e premtuara nga kryesia e klubit në krye me presidentin Abazi ndaj lojtarëve janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se, disa orë para ndeshjes kundër Dritës, lojtarëve të Ferizajt i ishin premtuar premia speciale nga klubi në rast të fitores.

Përndryshe në aspektin financiar FC Ferizaj është ndër klubet më stabile në Kosovë, ku dallohet për korrektësinë ndaj lojtarëve sa i përket ekzekutimit të rrogave.

Në luftën për të siguruar mbijetesën në Superligë, Ferizaj në fundjavë udhëton për në Drenicë, ndeshje direkte ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm.

Banner

Related posts

Kukësi i Hallaçit kërkon fitoren e parë

admin

As Allegri nuk e di se kur kthehet Pogba nga lëndimi

admin

Çfarë ngjau me lojtarin shqiptar në Arabinë Saudite?

admin

Leave a Comment