AKTUALE

Grubi: Ka pasur tentativa që të mos rritet shumica parlamentare

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pohuar se ka pasur tentativa për të penguar rritjen e shumicës parlamentare me të vetmin qëllim krijimin e krizës institucionale.

”Ka pasur, edhe individë, edhe prapaskena, edhe nëntoka. Individë që janë përpjekur të ndikojnë tek Alternativa, janë përpjekur të ndikojnë te Aleanca për Shqiptarët, fatmirësisht nuk ia kanë arritur sepse kishim një marrëveshje shumë të qëndrueshme, tek deputetë të LSDM-së, BDI-së, këto janë qëndrime publike të cilat janë bërë. Interesi është i mosarritjes së shumicës për votimin e Qeverisë, të biem ndër 61 si shumicë parlamentare dhe të krijohet një krizë institucionale, ku ai ose ajo që ka propaganduar këtë çështje që të mos formohet një shumicë e qëndrueshme e ka gjetur veten si faktorë për ta kushtëzuar, për ta imponuar qëndrimin e vet individual”- ka potencuar Grubi.

Banner

Related posts

Kryetari i Kuvendit, Gashi për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë

Gjyla Halili

Selimi: Në histori do të shënohet se Prishtina e injoroi një kryeministër të parë shqiptar të nominuar nga vet shqiptarët

Gjyla Halili

Zehra Musai – Me përkushtim për një të ardhme më të mirë për Tetovën

Gjyla Halili

Leave a Comment