AKTUALE

Rexhepi: Në Gostivar ndahen 45 banesa sociale për familjet në nevojë

Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski ishin në Gostivarë ku dorëzuan çelsat e 45 banesave sociale për familjet në nevojë të kësaj komune.

Është kënaqësi kur politikat e qeverisë për të ciliat punojmë japin fryte dhe qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt ato përfitime tha zëvendës ministri Bekim Rexhepi.

Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski ua dhamë çelësat e 70 banesave qytetarëve që i plotësuan kushtet e parapara në thirrjen publike dhe morën një shtëpi të re, në objektin social në Gostivar.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria në tërësi, ju ndihmonë të gjithë qytetarëve, veçanërisht familjeve në rrezik social, sepse të gjithë meritojmë kushte jetese më të mira dhe më humane dhe mbetemi të përkushtuar ndaj politikave tona në krijimin e një shoqërie të zhvilluar dhe të begatë theksoi zëvendës ministri Rexhepi.

Banner

Related posts

Myftiu i Tetovës Dr. Selver ef. Xhemaili realizoi takim koordinativ me hoxhallarët

Gjyla Halili

Kuvendi do ta vazhdojë seancën e 75-të plenare

Gjyla Halili

Dy emra shqip, Arben e Bujar pritet të garojnë për president të Republikës?

Gjyla Halili

Leave a Comment