AKTUALE

Osmani në vizitë dyditore në Uashington

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot dhe nesër (27-28 shkurt) do të jetë në Uashington për vizitë dyditore. Shkaku i vizitës është prezantimi i tij i nesërm në Komisionin e Helsinkit në Uashington, ku ai do të trajtojë temën “Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023”.

Siç kumtoi MPJ, në kuadër të agjendës së tij, sot ai gjithashtu do të takohet me Derek Shole, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të Sekretarit Shtetëror Entoni Blinken në administratën e Presidentit të ShBA-së, Xhozef Bajden.

Gjithashtu është i paraparë një takim me Ndihmësadministratoren e USAID-it për Europë dhe Euroazi, Erin Mekki.

Banner

Related posts

Ish Zv/drejtori i DAP Selami, uron nëpunësit tatimorë për statusin e ri!

Gjyla Halili

Taravari: Mexhiti ka komunikim me Musa Xhaferin e BDI-së

Gjyla Halili

Lladrovci përkujton tre dëshmorët e vitit 1990 të cilët para armëve të armikut nuk u zmbrapsen

Gjyla Halili

Leave a Comment