AKTUALE

VIDEO/ Mesi dhe Mbape i bëjnë të gjitha vetë, yjet e PSG-së i japin leksion Marsejës në “Velodrom”! Skuadra e Galtier “vret” kampionatin

Banner

Mesi dhe Mbape të papërmbajtshëm. Yjet e PSG-së bënë gjithccka vetë në triumfin 0-3 që PSG-ja arriti në “Velodrom” ndaj Marsejës, teksa skuadra e Galtier tashmë është arratisur në krye me një diferencë +8 duke “vrarë” në një farë mënyre kampionatin.

Në minutën e 25-të ishte Mbape që pas asistit të Mesit zhbllokoi sfidën, teksa katër minuta më vonë, duket se francezi i ktheu reston argjentinasit, duke asistuar në golin e shënuar nga “Pleshti” në minutën e 29-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-2, teksa për të vulosur këtë triumf mendoi sërish dysha e yjeve Mesi-Mbape.

Ashtu si te goli i parë, Mesi nxori nga repertori i tij një asist spektakolar, me Mbape, që me një gjuajtje fluturimthi të kalibruar përshëndeti për herë të dytë rrjetën.

Në sfidën e radhës PSG-ja do të presë Nantën, teksa Marseja e vendit të dytë do të përballet me Ren.

FT: MARSEJË-PSG 0-3

Mbape 25′, 55′  Mesi 29′

Goli i Mbappe: VIDEO

Goli i Messi: VIDEO

Goli i dytë i Mbappe: VIDEO

/PanoramaSport/

Banner

Related posts

Dialog social në Kumanovë, rritjen e interesimit për shkollat profesionale

admin

Bislimi: Kosova bëri lëshim të madh që pranuam marrëveshjen pa njohje formale

admin

Arjanit Hoxha: Heqja e kufinjve mes vellezërve me frontin Europian, po Europes jo Rusisë

Gjyla Halili

Leave a Comment