SPORT

Rashica shënon gol në fitoren e Galatasarayt në miqësore

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica duket se është në formë të mirë, përkundër që kampionati turk është ndalur dhe do të filloj në mars.

Sulmuesi kosovar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen miqësore mes Alanyaspor dhe Galatasarayt.

Ishte minuta e 31-të e ndeshjes, kur vushtrriasi pranoi një top të mirë brenda zonës nga Lucas Torreira dhe me një goditje të saktë barazoi shifrat në 1-1.

Galatasaray e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2-4.

Banner

Related posts

Milan luan sezonin brenda 5 ditësh

admin

Zvicra rivali i radhës, ja kur rikthehen “Dardanët” në aksion

admin

Klubet arabe nuk heqin dorë nga Lukaku

admin

Leave a Comment