SPORT

Bayern Munich fiton thellë ndaj Union Berlinit

Gjiganti bavarez Bayern Munichu ka rimarrë kreun e tabelës në Bundesliga, pas fitores prej 3-0 ndaj Union Berlinit në Allianz Arena.

Bavarezët i dhanë fund dyshimit për fituesin duke i realizuar tre golat që në pjesën e parë.

Eric Maxim Choupo-Moting ishte i pari që shënoi duke e zhbllokuar rezultatin (31’) pas asistimit nga Kingsley Coman.

Në golin e dytë (40’), Coman ishte në cilësinë e realizuesit, derisa Thomas Muller e dhuroi asistimin.

Vendasit e shënuan edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë (45’+1) përmes Jamal Musiala. Emri i asistuesit ishte i njëjtë, Thomas Muller. Falë kësaj fitoreje, Bayern Munichu është ngritur në krye të tabelës me 46 pikë, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi në vend të dytë, ndërsa Union Berlini është në vend të tretë me tri pikë më pak.

Related posts

Lionel Messi dhuron dy asiste, Inter Miami kalon në finale dhe kërkon trofeun e dytë në historinë e klubit

admin

Joshua – Franklin, ish-kampioni tregon planin e tij

admin

Formacionet zyrtare: PSG – Lille, Zhegrova në bankën e rezervistëve

admin

Leave a Comment