SPORT

PSG mposhtë Marseillen në derbin francez

Skuadra e PSG-së ka mposhtur Marseillen në derbin francez me rezultat 3:0.

Serinë e golave për PSG-në e hapi Mbappe pas një asistimi të Messit në minutën e 25-të të takimit.

Vetëm katër minuta më vonë pikërisht Mbappe asistoi për Messin që dyfishoi epërsinë në 2:0.

Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë e takimit.

Me kaq nuk përfundoi bashkëpunimi midis dyshes Mbappe-Messi. Kur po zhvillohej minuta e 55-të, Mbappe shënoi përsëri pas një asistimi nga Messi.

Me këtë fitore PSG-ja vazhdon kryesimin në tabelë me 60 pikë ndërsa Marseille gjendet në një pozitë më poshtë me 52 pikë të grumbulluara.

Banner

Related posts

Jo vetëm në Prishtinë, ndodh edhe në Londër, Dortmund vonohet për ndeshje

admin

Arsenal – Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

admin

Dënohet me dy ndeshje Jose Mourinho

admin

Leave a Comment