KOSOVË

Kërkohet Asociacion i Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Banner

Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon asociacion të komunave shqiptare, ashtu siç kërkojnë serbët në Kosovë.

“Në kohën kur Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe kur secili diplomat perëndimor që shkon në Prishtinë e përsërit refrenin ‘të bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë’, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Zeqirja Ibrahimi nga partia “Alternativa”.

Kjo parti ishte pjesë e Qeverisë me tri ministri, por kaloi në opozitë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen e posteve, pas vendimit që pushtetit t’i bashkohet edhe partia, Aleanca për Shqiptarët.

Kërkesa e saj për Asociacionin e komunave shqiptare, është refuzuar nga partitë tjera, përveç Lëvizjes Besa, e cila ka thënë se do ta shqyrtojë një propozim të tillë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, që drejtohet nga Ali Ahmeti, tha se një propozim i tillë është “anti-perëndimor” dhe i dëmshëm për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Një propozim i tillë është patetik, antiamerikan dhe antievropian, është i dëmshëm për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës. Përpjekje e pasuksesshme për të mbijetuar në skenën politike pas fiaskos dhe rreshtimit krejtësisht të gabuar dhe destruktiv”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Lidhja Social-Demokrate thotë se komunat në Maqedoninë e Veriut kanë të drejtë bashkëpunimi andaj nuk kanë nevojë për asociacione, apo forma tjera të bashkimit.

Në të njejtë situatë po ndodhet edhe Kosova.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Banner

Related posts

Pamje nga arrestimet që bëri Njësia Speciale e Kosovës në veri, konfirmohet arrestimi i Millun Milenkoviç-Llune

admin

Në Bosnje e Kosovë ka njerëz që mendojnë se pa Gjukanoviqin s’ka Mal të Zi

admin

Lushtaku kërkon që Kurtit, Haxhiut e Sveçlës t’u bëhet testi i drogës

admin

Leave a Comment