BOTA

Turqi: Arrestohen 200 persona, nën dyshimin e ndërtimit të dobët të ndërtesave pas tragjedisë së tërmetit

Gati 200 persona janë arrestuar për dyshime se ndërtimi i dobët i ndërtesave pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë në fillim të këtij muaji.

Kështu ka deklaruar Ministria e Drejtësisë e Turqisë.

Rreth 50,000 njerëz u vranë në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit që goditi më 6 shkurt.

Ministria tha se 626 persona ishin “të dyshuar” pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve.

Disa nga të dyshuarit vdiqën në tërmet, ndërsa policia është ende në kërkim të të tjerëve.

Të shtunën, ministri turk i drejtësisë Bekir Bozdag tha se provat ishin mbledhur në mijëra ndërtesa.

Më shumë se 5700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë, dhe janë bërë pyetje në lidhje me integritetin e strukturave në disa zona të rajoneve të prekura, raporton CNN.

Banner

Related posts

Suedia tërheq ftesën që ia bëri ambasadorit rus për ceremoninë Nobel

admin

Sulmohet sërish Moska! E njëjta ndërtesë goditet nga një dron, disa të tjerë u rrëzuan

admin

Nisin kërkimet për amerikanët e kapur në Meksikë

admin

Leave a Comment