AKTUALE

Atdhetari Nikollë Junçaj:Diaspora përkrah iden e bashkimit,dhe frytet e punës së Forumit Shqiptarë,kryejmë një obligim kombëtarë.

Banner

Kandidati i “Forumit Shqiptar”, për zgjedhjet e 5 Marsit, Nik Gjeloshaj, ka takuar qytetarët e Trieshit, bashkë me prijësit tjerë të këtij koalicioni dhe të Listës zgjedhore që garon nën numrin 5, për të dhënë mesazhin e unitetit, mesazhin e punës e përkushtimit, projekteve dhe zhvillimit të Tuzit dhe Malësisë.

Këtij tubimi madhështorë në Trieshin historik iu bashkangjit dhe atdhetari Nikollë Junçaj i cili sapo kishte aritur nga New Jork bashkë me shokë,duke iu përgjigjur kushtrimit të atëdheut kurdo që ka pasur nevoj si në vitin 1999 në luftën në Kosovë,njëjtë dhe sot për të mbrojtur identitetin kombëtare,gjuhen dhe flamurin me laps,për të votuar Forumin Shqiptarë.

Junçaj pasi përshëndeti të pranishmit tha,më vjen mirë që e keni filluar nga Trieshi sepse ky vend njihet për bujarinë,krenarinë,ndenjën kombëtare dhe ruajtjen e vlerave që ka bajraku i Trieshit.

Forumi Shqiptarë e ka të merituar fitoren për punën dhe përkushtimin në zhvillimin e Malësisë,un jam këtu për të festuar fitoren tonë.Para katër viteve kur kemi apeluar si diasporë,kemi thënë që duhet ti votojmë pse janë tanët,kurse sot duhet ti votojmë për punën dhe kontributin që e kanë dhënë në mandatin katër vjeçar në zhvillimin e Malësisë,që duhet të vazhdoj dhe katër vitet e ardhëshme,theksoi Junçaj.

Atdhetari Nikollë Junçaj ngjarjen e 3 marsit të vitit 2019,ku malësia për herë të parë frymoj shqip e krahasoi me dy ngjarje të mëdha në historinë e Malësisë,atë të Kryengritjes së 6 Prillit,dhe Besëlidhjes së vitit 1970.Diaspora po vjen në një numër të madh,për t’ju përgjigjur atëdheut si gjithmonë,tha në fund Junçaj duke uruar dhe fitoren e Forumin Shqiptarë.

Banner

Related posts

Ahmeti dhe Besimi në iftar me Këshillin vendor “Shkumbini”

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

“Ka bisedime edhe me Taravarin”, Fronti Europian-Fronti Kombëtar do të dalë në zgjedhje me lista të përbashkëta

Gjyla Halili

Leave a Comment