SPORT

Demaj e Hajdari shkëlqejnë në Danimarkë

Dy lideret e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj e Marigona Hajdari kanë shkëlqyer të shtunën te skuadra daneze Ringkobing.

Ringkobingu mposhti Skanderborgun në kuadër të elitës daneze.

Skuadra e Leonorës dhe Marigonës fitoi me rezultat bindës, 38:30.

Dy yjet tona ishin prej më meritoreve për fitoren. Kapitenja Demaj realizoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa i kishte edhe gjashtë asistime.

Ndërsa qendra Marigona Hajdari shënoi pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa u shqua edhe me organizim të lojës. I kishte edhe dy asistime.

Fitorja për Ringkobingun ishte shumë e rëndësishme për të përmirësuar pozitën në renditjen tabelare.

Banner

Related posts

Hendboll: Sonte Kosova në Prishtinë e sfidon Bosnje Hercegovinën

admin

Uzuni po kalon periudhë të shkëlqyeshme, kjo është vlera e kartonit të tij

admin

Po bën sezon të madh me River Plate-n, e kërkon Real Madridi

admin

Leave a Comment