AKTUALE

Agron Dedivanaj:”5 marsin ta kuptoni si këmbanë kushtrimi, sepse fati i ardhmërisë sonë është në duart tona.Votoni ”Forumit shqiptar”

Sekretari i shoqatës “Jehona e Malësisë”,Agron Dedivanaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar arsyet pse duhet të votohet “Forumi Shqiptarë”

Ja shkrimi i plotë:

Hapësira demokratike nuk do të kishte kuptim nëse nuk bazohet mbi një vlerë univerzale që buron nga vullneti i lirë i njerëzve për të zgjedhur përmes votës.

Me 5 Mars Shqiptarët edhe një herë do të dëshmojnë se janë në anën e duhur të vlerave demokratike, duke votuar masovikisht “Forumin shqiptar” që do ta bëj Malësinë një mjedis shoqërorë, ekonomik, social e kulturor më të dinjitetshëm dhe më rezistues ndaj kërcënimeve identitare që vijnë nga veprimet e ndryshme shekullore antishqiptare.

Vetëdija politike e shqiptarëve në Tuz ka shkuar krahas zhvillimit të vetëdijes kombëtare dhe këtu qëndron ai pragu që ndan vullnetet e imponuara politike përmes listave që pushteti malazias i përdor për përçarjen e shqiptarëve dhe një platform politike që shqiptarët tani kanë mundësi ta menaxhojnë vet, siç është “Forumi Shqiptar”, i cili në fakt është katalizatori i vetëdësimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Komunën e Tuzit .
Unë vijë nga diaspora dhe angazhimi I Diasporës ka në thelb një motiv të fuqishëm që vendlindja jonë të fillojë të bëhet më atraktive për investitorët tonë nga diaspora, në mënyrë që të fillojë thithjen e dijes dhe përvojën e kuadrave tona që me dinjitet po iu dalin zot edhe profesioneve elitare në Evropë dhe në Amerikë.

Përveç burimeve tjera ne kemi edhe ambient të pasur me natyrë të bujshme që shumë lehtë mund të shëndrrohen në pikë referimi i destinacioneve të ardhshme turistike dhe kjo mund të arrihet nëpër mes organeve kompetente të Komunës së Tuzit në mënyrë që të ofrojë ekspertë dhe menaxherë të turizmit që përvojën e vendeve të zhvilluara ta siellnin edhe në vendlindjen tonë.

Kjo është edhe arsyeja pse votuesit me 5 Mars nuk duhet të hezitojnë se për këndë do të votojnë, sepse këtë dilemë e ka zgjedhur ekipi fitues i “Forumit Shqiptar” me kuadrat më të kualifikuara dhe më të përgaditura për maratona të gjata në projektimin dhe dizajnimin e të ardhmes sonë, e cila sigurisht do të jetë më e ndritshme nëse i zgjedhim njerëzit e duhur në vende të duhura.

Në mandatin paraprak është punuar shumë, por me fitoren më 5 Mars do të dëshmojmë se dijmë dhe mundemi të punojmë edhe më mirë. Dijmë dhe mundemi të prodhojmë vlera që janë kerozinë për motorët e zhvillimit tonë afatgjatë. Ne nuk duhet të hezitojmë që të jemi të hapur ndaj prurjeve të reja, sepse vetëm në këtë mënyrë dëshmojmë se kreativiteti i të rinjëve dhe përvoja e të moshuarve kur të bëhen bashkë, mund të bëjnë mrekullira.
Ky kombinim mund të sjellë si produkt final një realitet krejt të ri social, ekonomik, kulturor, për çka kanë nevojë shumë njerëzit tanë që jetojnë në komunën e Tuzit.

Ju ftoj që masovikisht me datën 5 mars ta kuptoni si këmbanë kushtrimi, sepse fati i ardhmërisë sonë është në duart tona. Duke votuar ekipin e ”Forumit shqiptar”, ju ia jepni vetvetes dhe fëmijëve tuaj shansin për të jetuar më dinjitetshëm, në një kohë kur furtunat gjeopolitike po mundohen të na nxjerrin nga orientimi ynë euro-atlantik….. Por, shqiptarët kanë dëshmuar historikisht se në ADN-në e tyre kulturore e kanë të injektuar kodin civilizues oksidental dhe si të tillë shqiptarët edhe në të ardhmen do të zhvillojnë beteja civilizuese për më shumë europianizëm në mjedisin tonë.

Zoti ju bekoftë….

Related posts

Dobitë shëndetësore të patateve – Kreu

admin

Lefkov: BDI si Qeveri e përkrahu heqjen e balancuesit, tani vetëm po manipulon me popullin

Gjyla Halili

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit, u dërgua në gjendje të rëndë

Gjyla Halili

Leave a Comment