SPORT

Atletico e ndal Realin me 10 lojtarë

Banner

Real Madrid ka bërë një hap mbrapa në luftën për kreun e La Ligas.

Mbretërit barazuan me Atletico Madrid me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 23-të që u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Atletico kaluan të parët në epërsi me golin e Gimenez në minutën e 78-të. Rezultatin e barazoi Rodriguez pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Nga minuta e 64-të Atletico luajti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Correa.

Me këtë barazim, Reali mbetet në vendin e dytë me 52 pikë, shtatë pikë më pak se Barcelona. Atletico është e katërta me 42 pikë.

Banner

Related posts

Jupa para ndeshjes Kosovë – Bosnje Hercegovinë: Motivi është maksimal

admin

Ish-drejtuesi i Milanit: Nëse nuk luan Leao, Interi është më favorit

admin

MKRS deklarohet pas raportimeve për kurdisje të rezultateve

admin

Leave a Comment