AKTUALE

MEXHITI: PROPOZIMI NUK ËSHTË DISKUTUAR NË PARTI, GRUBI PO E HARRON POZITËN E VET

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, hodhi poshtë propozimin e Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, i cili propozoi që të votohen ndryshimet kushtetuese ku do të futeshin bullgarët dhe popujt tjerë, e më pas menjëherë të shpallen zgjedhjet.

”Këto deputetë të grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk dolën në zgjedhje duke premtuar se do të bisedojnë për atë se a është Goce Dellçevi bullgar apo maqedonas. Nuk premtuan se do të debatojnë se është Kryengritja e Ilindenit është maqedonase apo bullgare. Unë kam një kundër-propozim deri tek ata: Mos ta torturojnë opinionin në Maqedoni, të mos vjedhin më dhe nëse mendojnë se kanë punuar mirë vitet dhe muajt e kaluar, nuk ka nevojë për Qeveri teknike, në maj të shkojmë në zgjedhje dhe secila parti politike të ofrojë zgjidhje për problemin në të cilin e futën Maqedoninë” – tha Hristijan Mickoski.

E nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, thotë se Artan Grubi ka dhënë këtë propozim pa u konsultuar me partinë.

”Ai në disa momente po e harron pozitën e vet, po e luan rrolin e Kryetarit të BDI-së. Ky propozim as që është diskutuar në organet partiake. Këtë e kam dëgjuar edhe unë nëpërmjet mediave” -deklaroi Izet Mexhiti.

Mexhiti thotë se me ndodhitë e fundit në Kuvend, ka ra të gjitha argumentet politike për ndryshimet që po ndodhin në shumicën parlamentare. Sipas tij, ranë edhe pohimet e shumicës se me këtë lëvizje do të afrohen deri tek shumica e 2/3, që nevojiten për ndryshimet kushtetuese. Deputeti insiston se kjo është vetëm një aleancë për të shpëtuar Artan Grubin.

Related posts

Janë paguar 224.748.332 denarë për 7.826 persona për masën 1.9 për prodhimin e realizuar të pemëve për vitin 2024

Gjyla Halili

Ahmeti nesër takon popullin në Butel

Gjyla Halili

Bekteshi: Besoj se vitin do ta përfundojmë me inflacion prej 7.1%

admin

Leave a Comment