AKTUALE

LSDM: Mickoski të shpall kapitullimin

Dy vite e gjysmë, Hristijan Mickoski, politikën e tij e bazonte kryesisht në paralajmërimet se do të bjerë Qeveria dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare – thonë socialdemokratët, sic njofton KlanM, duke shtuar se deklaratat e Mickoskit kanë qenë të rreme dhe duke e ilustruar këtë me pohimin se në fund të shkurtit do të sigurojë 61 deputetë kurse në Maj do të mbahet zgjedhjet e parakohshme.

“Shkurti është duke kaluar kurse s`ka asgjë nga paralajmërimet e Mickoskit. Jo vetëm që nuk ka 61 deputetë për të shpërndarë Kuvendin, por është rritur shumica parlamentare. Mickoski lirisht të shpall kapitullimin, për shkak se gjithcka që paralajmëron, ndodh e kundërta” – tha Darko Kaevski, deputet LSDM.

Socialdemokratët, sic njofton KlanM, ia rikujtojnë Mickoskit deklaratat për nisjen e negociatave me BE-në, sic thonë, kur gënjente për asimilin dhe bullgarizimin. Sipas LSDM-së, njëjtë ka vepruar edhe me krizën energjetike. Andaj, sic thonë nga partia në pushtet, përvec gënjeshtrave, bllokkimeve, populizmit dhe garës për destruktivitet me Apasievin e “Levicës”, Mickoski nuk mund dhe nuk di të ofrojë asgjë tjetër. /KlanMacedonia/

Related posts

Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione speciale

Gjyla Halili

Nga kush dhe pse sulmohet Artan Grubi?!

admin

Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi me aktivitete parandaluese gjatë zgjedhjeve

Gjyla Halili

Leave a Comment