AKTUALE

Kuvend: Nxehet debati – akuza për ofendime, sulme fizike!

DEBATI PËR RIFORMATIMIN QEVERITAR VAZHDON TË HËNËN

Kuvendi, të hënën, do ta vazhdojë debatin për riformatimin e Qeverisë. Deputetët gjatë seancës së djeshme vazhduan punën edhe pas orës 18.00, kurse pas disa diskutimeve dhe replikave, sic percjell KlanM, Kryeparlamentari Talat Xhaferi ndërpreu seancën. Për shkak të festave fetare, ai paralajmëroi se seanca do të vazhdojë të hënën.

Gjatë debatit, pozita dhe opozita me akuza të ndërsjella për tema të ndryshme, kurse debati u ndez kur deputetët e VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, e akuzuan Kryeministrin Kovaçevski se e ka ofenduar në baza seksiste deputeten Beti Stamenkoska Trajkoska. Ata kërkuan falje publike nga Kryeministri, sic thanë, nuk është puna e tij të komentojë dukjen e dikujt.

“Të ishit zotëri do të kërkonit falje për ofendimin që ma drejtuat. Ju shumë mirtë e dini se cfarë thatë. Mua nuk më ngjan nga kjo foltore ta them atë fjalë të rëndë. Ju duhet të kërkoni falje” – deklaroi Beti Stamenkovska Trajkoska, deputete e VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Kovaçevski ka mohuar se ka ofenduar deputeten e VMRO-DPMNE-së.

“Që nga dita e parë familja ime është e ekspozuar ndaj sulmeve të Hristijan Mickoskit. Ajo që ofendon bashkëshorten time deputetja e opozitës me urdhër të Mickoski. Unë do të them se çfarë thash nga vendi. Thash se bashkëshortja ime është grua e bukur dhe e mençur” – tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Por jo vetëm kaq. Akuza në adresë të opozitës drejtuan edhe socialdemokratët. Kësaj radhe, sic percjell KlanM, jo për ofendime por për sulm fizik ndaj një deputeteje të LSDM-së.

“Dje ndodhi një ngjarje e tillë, që dua të mbetet në stenogramet e Kuvendit , për shkak se nuk ishte gjuhë e urrejtjes por tentativë për sulm fizik ndaj deputetes Zhaklina Lazarevska, jo vetëm sulm verbal, por përpjekje për sulm fizik ndaj një deputete grua. Kolegu që e bëri këtë nuk ka kërkuar falje për të dërguar mesazhin se dhuna ndaj grave është e papranueshme” – tha Sanela Shkriejl, deputete e LSDM-së.

Debati për zgjedhjen e ministrave të rinj nisi të enjten, ku pas diskutimeve 10-ditore, sic njofton KlanM, u shkarkuan Ministrat e Alternativës, Bekim Sali – Ministër i Shëndetësisë, Admirim Aliti – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Xhemail Çupi – Ministër pa resor I ngarkura për diasporën.

Me riformatimin qeveritar për Ministër të Drejtësisë është propozuar Krenar Lloga, për shëndetësi Fatmir Mexhiti, për Shoqëri Informatike dhe Administratë Azir Aliu, të gjithë nga ASH-ja dhe Ministre e Ambientit Jetësor, Kaja Shukova nga LSDM-ja. /KlanMacedonia/

Related posts

Martohet William Walker, të ftuar edhe mysafirë nga Kosova- dalin fotografitë

Gjyla Halili

Tërmet në Rumani, lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë

admin

Shoqata për kulturë “Reka e Epërme” organizon manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023

admin

Leave a Comment