SHOWBIZ

Bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA popullariteti i Meghan Markle dhe Princ Harry!

Popullariteti i Princit Harry dhe Meghan Markle ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në SHBA dhe ata janë edhe më pak të njohur se Princi Andrew.

Rënia e popullaritetit të Sussexes vjen vetëm disa ditë pasi çifti u ‘satirizua’ nga seriali i animuar i njohur, ‘South Park’. Në veçanti, seriali “tallte” kërkesat e çiftit në lidhje me privatësinë e tyre, pasi pas daljes nga Pallati, Harry dhe Meghan kujdesen që në çdo lëvizje të tyre të jetë në qendër të vëmendjes.

Episodi që u transmetua më 15 shkurt paraqet “Princin dhe Princeshën”, një çift i ri mbretëror që i lutet publikut të qëndrojë jashtë jetës së tyre private, duke tërhequr vëmendjen te vetja. Megjithatë, Sussexes besojnë se nuk është kështu dhe po përgatiten të ndërmarrin veprime ligjore kundër krijuesve të serialit. Siç raporton eksperti mbretëror Neil Sheen në Fox News, përfaqësuesit e çiftit po shikojnë çdo episod të serialit, duke pritur për çdo “sulm” tjetër.

Rikujtojmë, se Princ Harry dhe Meghan mund të merren në pyetje në rastin e shpifjes së Samantha Markle. Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të merren në pyetje si pjesë e një çështjeje shpifjeje në SHBA të ngritur nga gjysmëmotra e Meghan. Samantha Markle ka paditur Meghan për “shpifje dhe gënjeshtra të dëmshme”, duke përfshirë pretendimet, në një intervistë televizive të Oprah Winfrey, se është “fëmijë i vetëm”.


Top Channel

Related posts

Pesë metoda natyrale kundër djegies, qetësoni dhimbjet në shtëpi

admin

Ja çfarë mund t’ju tregojnë thonjtë për shëndetin tuaj

admin

Faktet e Reja/ Brokoli, perimja ideale për stomakun

admin

Leave a Comment