BOTA

Irani thotë se e ka zhvilluar një raketë lundrimi me rreze të gjatë

Banner

Irani ka zhvilluar një raketë lundrimi me rreze 1.650 kilometra, ka thënë një komandant i Gardës Revolucionare të këtij shteti.

Diçka e tillë pritet të rrisë shqetësimet e Perëndimit, pas përdorimit të dronëve iranianë nga ana e Rusisë në luftën në Ukrainë, të nisur një vit më parë.

Ndaras, Amirali Hajizadeh, udhëheqës i forcës ajrore të Gardës Revolucionare, ka përsëritur kërcënimet për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e komandantit të lartë iranian, Qassem Soleimani, duke thënë se “jemi duke synuar vrasjen e (ish-presidentit amerikan, Donald Trump).

“Raketa jonë e lundrimit me rreze 1.650 është shtuar në arsenalin e raketave të Republikës Islamike të Iranit”, ka thënë Hajizadeh për televizionin shtetëror.

Ky televizion e ka transmetuar edhe atë që është thënë të jetë pamja e parë e raketës së re Paveh.

Hajizadeh ka thënë se Irani nuk ka synuar vrasjen e “ushtarëve të shkretë” kur e ka nisur sulmin me raketë balistike ndaj forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në Irak, pak pas vrasjes se Soleimanit me dronë amerikan në Bagdad, më 2020.

“Me dëshirën e Zotit, ne jemi duke synuar vrasjen e Trumpit. (Ish-Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike) Pompeos dhe komandantë ushtarakë që e kanë dhënë urdhrin për vrasjen e Soleimanit”, ka thënë mes tjerash Hajizadeh.

Liderët iranianë shpesh zotohen për hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit në nivelet më të larta.

Irani e ka zgjeruar programin e tij raketor, sidomos atë të raketave balistike, pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve evropiane.

Teherani deklaron se sistemin raketor e zhvillon vetëm për qëllime të mbrojtjes. /REL

Banner

Related posts

Vajza e ish-presidentit Trump, Ivanka dhe burri i saj ftohen të dëshmojnë para Gjykatës Federale

admin

Mbi 48 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe në Siri

admin

Merr flakë autobusi me dasmorë në Indi, të paktën 25 të vdekur 

admin

Leave a Comment