SHOWBIZ

Dhoma ‘më e qetë në botë’, shurdhon dhe veshin më të ndjeshëm (fotot)

Disa thotë se qetësia është e ‘artë’ por pak vetë kanë qenë ndonjëherë në atë që njihet si dhoma më e qetë e botës, ku njerëzit llogaritet se nuk rezistojnë dot më shumë se një orë.

Në vitin 2015 kompania Microsoft dizenjoi atë që është regjistruar tashmë në rekordet Guiness si vendi më i qetë në botë. Ajo është dhoma anti-jehonë ose anekoike, që ndodhet në selinë e kompanisë në Redmond, Uashington.

Shumë pak njerëz kanë rezistuar aty për periudha të gjata kohe, pasi pas njëfarë periudhe mund të dëgjosh edhe rrahjet e zemrës tënde. Pak minuta më vonë mund të dëgjosh dhe të kërciturat e kockave apo zhurma të tjera të sistemit tënd trupor.

Disa mjedise që ne besojmë se janë krejtësisht të qeta, bëhen në fakt më të zhurshme pasi largimi i zhurmave të jashtme na lejon dëgjimin e zhurmave të pafundme të trupit tonë.

Studiuesit thonë se pa zhurmat e botës së jashtme, qetësia absolute gradualisht bëhet e padurueshme për dëgjimin. Kjo sipas tyre mund të shkaktojë humbjen e ekuilibrit prej mungesës së rikthimit të tingujve në hapesire, çka bën të humbasim orientimin hapësinor.

“Edhe kur kthejmë kokën në një anë, mund ta dëgjojmë lëvizjen, mund të dëgjojmë frymëmarrjen tonë dhe ju siguroj që është shumë e zhurmshme,” thotë drejtuesi i projektit Hondaraj Gopal.

Krijimi i saj kërkoi dy vjet. Dhoma u ndërtua me mure në disa shtresa betoni e çeliku që nuk preknin pjesën tjetër të ndërtesës. Ndërsa brenda saj janë vendosur një seri objektesh që absorbojnë vibrimet si sfungjerë dhe fibra xhami në dysheme e tavan, për të thyer valët e zërit para se ato të nisin të udhëtojnë në dhomë.

Disa tentativa të tjera për krijimin e dhomave të qetësisë absolute dhe rekordet Guiness thonë se po vlerësojnë provat dhe kriteret për caktimin e rekordit.