AKTUALE

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb organizoi pritje zyrtare me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesin e shumë të pranishmëve kishte numer te madh te përfaqësuesve diplomatik ne krye me doajenin Nuncin Apostolik, perfaqesues te larte te shtetit kroat, i derguari i posaçem i Presidentit Milanović, z Pelicarić, kryeminsitrit Plenković, ministri Filipović, i kryetarit te Parlamentit Jandroković, z Ante Bačić, deputetja shqiptare Ermina Lekaj Perlaskaj, numer i madh i deputeteve kroat, perfaqesues te Akademise se Shkencave dhe Arteve kroate, profesor universitare, si dhe bashkëkombës nga Kosova Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Ambasadori Dr. Martin Berishaj ndër të tjera tha se Republika e Kosovës është histori suksesi, ne e kemi dëshmuar se mund të ndërtojmë një atdhe për çdo qytetar të Republikës pa dallim përkatësie etnike dhe fetare, një atdhe të diversitetit kulturor ku secili do të ndihet si zot i vetes. Ne kemi zgjedhur rrugën e bashkëpunimit, dialogut dhe marrëveshjes pa hequr dorë nga subjektiviteti, sovraniteti dhe integriteti teritorial.
Prania juaj këtu, përveçse na nderon, dëshmon se kemi miq dhe se vlerësojmë miqësinë me të gjithë popujt dhe vendet e botës.
Kesaj atmosfere festive krahas kvartetit Pentagram, i dha djaloshi arberesh Viktor Candrlić Jajaš i cili kendoi kenge te vjetra arbereshe.

Related posts

Nikollovski: Bujqit të cilët nuk kanë aplikuar për subvencione shtesë për vitin 2023, do të kenë mundësi ta bëjnë këtë vit

Gjyla Halili

Për disa shenja, një lidhje mund të zgjasë përgjithmonë.

admin

Komuna e Dibrës kërkon ndihmën e QMK-së për shuarjen e dy zjarreve nga ajri

Gjyla Halili

Leave a Comment