SPORT

Ronaldo i gatshëm të fundosë Juventusin

Cristiano Ronaldo është gati të tregojë të gjithë të vërtetën e tij mbi çështjen e rrogave “të falura” te Juventusi. Siç raportohet nga mediat italiane, sulmuesi portugez, i cili tashmë është pjesë e Al Nassr,  ka shprehur gatishmërinë që t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë Italiane mbi manovrat financiare që bënte klubi bardhezi për të manipuluar bilancet.

Prokuroria e Torinos kishte kërkuar të mësonte nëse ai do të jepte dëshmi për të ashtuquajturën “Letra Ronaldo”, shkresën me të cilën Juventus i zotohej se do t’i paguante në një periudhë tjetër rreth 19 milionë euro që duhej të zhdukte nga bilancet financiare.

Një shkresë të cilën Ronaldo nuk e firmosi kurrë e për të cilën nuk rrezikon asnjë lloj dënimi, pasi nuk është bërë pjesë e mashtrimit, meqë kishte dyshimet e tij rreth këtyre lëvizjeve. Sipas “TMW”, ai ka shprehur gatishmërinë që të flasë, por nuk dihet ende nëse do të udhëtojë drejt Italisë, apo do të bëjë dëshminë para autoriteteve në Arabinë Saudite, të cilat më pas do ua kalojën atyre italiane.

Përveç kësaj, lojtari raportohet se është gati të cilësojë veten palë e dëmtuar dhe të kërkojë shlyerjen e menjëhershme të një pagesë prej 28 milionë eurosh nga bardhezinjtë. Janë 19 milionë euro që klubi i detyrohet si të prapambetura, ndërsa pjesa tjetër janë komisione dhe shpenzime ligjore.

Related posts

Rruga drejt Kupës së Botës 2027 në basketboll: Kosova në vazon e dytë

admin

Allegri: Ka edhe tifozë të kënaqur me mua

admin

Kush do ta drejtojë Manchester Cityn në mungesë të Pep Guardiolës?

admin

Leave a Comment