AKTUALE

Rilind Dauti: Disa partive iu pengojnë privilegjet e shqiptarëve në shtet!

Përmes akuzave për korrupsion të zyrtarëve të BDI-së, sërish përpiqen të luajnë në kartën etnike, sepse e dinë që një pjese të madhe të elektoratit që shtetin e konsiderojnë vetëm të maqedonasve, në veçanti iu dhemb nëse privilegjet shtetërore “i keqpërdorin” edhe shqiptarët, kështu për gazetën “Koha” është sjhprehur në mënyrë ironike Rilind Dauti, opinionist, duke komentuar akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj përfaqësusve të lartë të BDI-së.

Mr.Rilind Dauti ka folur edhe për relacionet partiake dhe situatën në elektorat. Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut, tradicionalisht nëse pushteti gjithnjë ka qenë në koalicion ndëretnik në mes partive shqiptare dhe maqedonase, opozitarizmi ka qenë i ndarë, gjegjësisht partitë maqedonase e kanë kritikuar vetëm pjesën maqedonase të pushtetit, ndërsa partitë shqiptare e kanë kritikuar vetëm pjesën shqiptare të pushtetit, thotë Rilind Dauti, opinionist. Sipas tij, arsyeja përse ka qenë kështu është fakti se partitë e njërës apo tjetrës etni nuk kanë hyrë në terrenin elektoral të tjetrës, kështu që nuk e kanë parë të dobishme të bëjnë opozitarizëm të tillë.

“Situata ndryshoi kur nën parullën ‘Një Shoqëri për të Gjithë’ LSDM e Zaevit pati apetite edhe për votat e shqiptarëve, ashtu që nisi ta sulmojë BDI-në përderisa kjo ishte në qeveri me DPMNE-në, pastaj edhe gjatë zgjedhjeve kur edhe vet LSDM ishte në qeveri me BDI-në. Sa i përket VMRO-DPMNE-së sulmet ndaj BDI-së nuk vijnë nga motivi i tërheqjes drejt vetes së votuesve të BDI-së (sepse e dinë që asnjë shqiptar që e ka qoftë dhe vetëm një pikë dinjiteti asnjëherë nuk do të votonte për DPMNE-në apo Të Majtën) por e sulmojnë BDI-në për shkak se duan ta prekin në tel elektoratin maqedonas që shiheni sa pushtet kanë marrë shqiptarët përderisa kryeministër ka qenë Zaevi dhe Kovaçevski”, shprehet Rilind Dauti.

Related posts

KISHA KATOLIKE “ZOJA E SHKODRËS” NË NEW YORK FESTOI 25 VJETORIN E SHUGURIMIT

Gjyla Halili

Zhurnal pyetje për presidentin: përse ligji për ndryshimet në Kodin Penal nuk ishte keqpërdorim i flamurit evropian?

Gjyla Halili

U ndryshuan 6 ligjet për pagat e funksionarëve, por rritja nuk do të ndalet!

Gjyla Halili

Leave a Comment