Së fundmi ylli i muzikës pop Lady Gaga ka treguar për mediat se pas turneut të saj të dytë thuajse kishte falimentuar, pa e ditur as vetë ajo.
Sipas këngëtares së famshme, ajo kishte probleme financiare pas turneut ‘Monsterball’ dhe kishte një borxh prej gati tre milionë dollarësh. Ndër të tjera Gaga ka shprehur:
Në të vërtetë isha e falimentuar pas pjesës së parë të turneut ‘Monsterball’ dhe ishte qesharake, sepse nuk e dija. Mbaj mend që u telefonova të gjithëve dhe u thashë: ‘Pse të gjithë thonë se nuk kam para?’ Kjo është qesharake. Unë kam pesë këngë numër një’ dhe më pas më thanë se kisha tre milionë dollarë borxh.
Gaga arriti të rikuperohej dhe të vazhdonte një karrierë shumë të suksesshme, e cila përfshin fitime të shumta Grammy, Oscar dhe madje edhe një nominim për aktoren më të mirë për filmin “A Star is Born”. Ajo gjithashtu ka shitur shumë albume. Së fundmi u njoftua se 36-vjeçarja do të luajë në vazhdimin e ri të “Joker”, ku do të portretizojë Harley Quinn. Premiera e filmit do të jepet në vitin 2024.
Gaga së fundmi ka fituar një popullaritet të madh me këngën e saj “Bloody Mary” dhe shumë fansa duan ta shohin artisten në sezonin e dytë të serialit televiziv Wednesday në Netflix. Skena e kërcimit në melodinë e Bloody Mary e paraqitur në episodin e katërt të Wednesday është bërë trend në TikTok. Miliona përdorues kanë rikrijuar kërcimin tipik të Wednesday, të interpretuar nga aktorja Jenna Ortega dhe trendi është përhapur aq shumë sa që Lady Gaga ka rikrijuar kërcimin e famshëm.
Top Channel