SPORT

Ndryshimi i madh, Liga e Kampionëve “nuk flet anglisht”

Liga Premiere është kthyer në Super Ligën e vërtetë të futbollit evropian. Dominimi i ekipeve britanike në Evropë ka qenë shumë i madh, por këtë vit situata ka ndryshuar jo pak, të paktën deri më tani.

Xhiro e parë e ndeshjeve në fazën e 1/8 në Champions League tregoi se anglezët nuk janë më të pathyeshëm, e as favoritë kryesorë. Liverpool pësoi një humbje të rëndë brenda në “Anfield” nga Real Madrid, Chelsea u mposht në udhëtim nga Borussia Dortmund, Milani mposhti Tottenham, ndërsa Manchester City ngeci në udhëtim përballë Leipzig. Nga të katër ekipet britanike në këtë fazë, vetëm Manchester City shihet si favorit për të kaluar më tej.

Në fakt, jo vetëm ekipet britanike, ky edicion i Champions League është disi i veçantë pasi as Spanja nuk është mes më të mirëve, Barcelona përfundoi në Europa League, ndërsa Atletico Madrid u zhduk nga të gjithë kompeticionet. Ndryshe nga vitet e fundit, në nivele të larta është rikthyer Serie A me tre ekipe në fazën e 1/8, Milan, Inter e Napoli, të tjera favorite për të vijuar më tej.

Related posts

Pogba mbyll sezonin me Juventusin

admin

Ku mund të jetë e ardhmja e Zidanes?

admin

Kampionati Mesdhetar: Kosova mundet nga Tunizia

admin

Leave a Comment