AKTUALE

Dorëzim i Raportit Vjetor të Punës së AZGJ-së

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizoi takim pune me Fatmir Isenin, drejtor i Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve (IPGj).

Me këtë rast, drejtorët diskutuan rreth punës katërvjeçare të AZGj-së. Njëkohësisht, Sela dorëzoi dhe raportin e shtypur të punës së deritashme në AZGj.

Takime të ngjashme u mbajtën edhe me Admir Ujkanoviqin, drejtor i Drejtorisë së Kulturës së Bashkësive, si dhe me Eran Kurtish, drejtor i Agjencisë së Realizimit të të Drejtave të Bashkësive.

Homologët pranuan raportin e punës, ndërkaq diskutuan për punën e deritashme të institucioneve përkatëse.

Shkup, 23.2.2023

Banner

Related posts

103 vjet Kryeqytet, Veliaj: Sot Tirana eshte ne ditet e saj me te mira!

admin

Faton Ahmeti në përvjetorin e shpalljes së Karadakut Zonë e lirë e luftës: Qëllimi i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar

Gjyla Halili

Troshanovski: Nëse ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10d nuk është përjashtuar nga fondet evropiane, mbikëqyrja do të ishte shumë më e ashpër

admin

Leave a Comment