AKTUALE

Mexhiti nuk e voton qeverinë e re, por për ndryshimet kushtetuese nuk ka dilema

Banner

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit”, Izet Mexhiti theksoi se nuk do të votojë për Qeverinë e re, por nuk ka kurrfarë dilemash rreth ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo është politikë e inatit dhe politikës dhe interesave ditore dhe e them publikisht se nuk do të votoj për Qeverinë e re, por për të qenë i qartë unë dhe të gjithë deputetët shqiptarë nuk kemi kurrfarë dileme për ndryshimet kushtetuese. Këto dy gjëra nuk duhet të lidhen. Siç na quajnë të zjarrtë, aktualisht kemi tre deputetë. Flasim edhe me të tjerë. E shoh që ka pakënaqësi edhe tek partitë më të vogla dhe tek eksponentët e tjerë dhe duhet të presim”, tha Mexhiti në intervistën për “Republika”.

Ai vlerëson se Aleanca për Shqiptarët është e panevojshme në Qeveri. Sipas Mexhitit, kjo nuk është mirë as për Aleancën për Shqiptarët, as për Qeverinë.

Mexhiti nuk i sheh të nevojshme zgjedhjet e parakohshme.

“Dhe kjo që u bë është e panevojshme, ka pasur shumicë të qëndrueshme dhe është dashur vetëm të bëhet ajo që është premtuar dhe nuk do të kishte nevojë për akrobacione të tilla politike. Shpresoj që kjo të mos çojë në zgjedhje të parakohshme dhe duhet të punojmë së bashku që të gjendet zgjidhje dhe të arrijmë te ndryshimet kushtetuese sepse kjo është rruga e vetme për qytetarët që të shkojmë në BE”, theksoi ai dhe shtoi se LSDM-ja dhe BDI-ja janë treguar “jo korrekte ndaj Alternativës”.

Banner

Related posts

Xhaferi: VMRO-ja hoqi dorë nga integrimi në BE për pikë politike ditore

Gjyla Halili

Adnan Azizi i kërkon falje Mickovskit: “Nuk e përsëris më”!

Gjyla Halili

Ali Ahmeti përgëzon Edi Ramën: Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Gjyla Halili

Leave a Comment