Aktori i njohur Liam Neeson ka rrëfyer se gruaja e tij e ndjerë, Natasha Richardson, nuk do të martohej kurrë me të nëse aktori do të kishte luajtur në filmat për James Bondin.
Në një intervistë me Rolling Stone, ku ka folur për filmin e ri, “Marlowe”, ylli hollivudian sqaroi se e kishte shqyrtuar mundësinë për ta luajtur spiunin e famshëm derisa u takua me bashkëshorten, me të cilën u martua në vitin 1994. 70-vjeçari ka kujtuar se:
Ata po shikonin shumë aktorë. Barbara Broccoli më telefonoi disa herë për të më pyetur nëse isha i interesuar dhe unë thashë se isha i interesuar, ndërsa më pas gruaja ime e bukur më tha se nëse e luaja James Bondin, nuk do të martoheshim kurrë.
Gruaja e Neeson ndërroi jetë në vitin 2009 në moshën 45 vjeçare nga një traumë, pasi u rrëzua gjatë skijimit në Mont Tremblant në Quebec. Edhe pse tashmë është në dekadën e tetë të jetës, Liam punon me të njëjtin ritëm si më parë dhe vetëm në vitin e fundit ka xhiruar tre filma, “Blacklight”, “Memory” dhe “Marlowe”.
Rikujtojmë, se Neeson së fundmi në një intervistë të re për ‘AARP The Magazine’, ka diskutuar për filmin e tij të ri aksion ‘Memory’, në të cilin ai luan një vrasës me pagesë në moshë që lufton me demencën. Teksa po ndante detaje nga projekti ai u ndal tek kujtimet duke përfshirë një nga fëmijëria e tij që ishte traumatike për të.
Top Channel