SPORT

Trepça ’89 e Dukagjini para sfidave të vështira në shtëpi

Java e 21-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshjet që zhvillohen në Mitrovicë e Podujevë, shkruan Shqip.com.  

Në Mitrovicë, Trepça’89 do të jetë nikoqire e kampionit aktual, Ballkanit. Pavarësisht faktit që rivalët e sotëm gjenden në pozita shumë të ndryshme në tabelë dhe synimet e tyre janë diametralisht të kundërta, ndeshja pritet të jetë interesante. Kjo për faktin se “Minatorët” njihen për lojë të mirë, edhe atëherë kur rezultatet nuk janë pozitive, ndërsa për cilësinë e Ballkanit  nuk ka nevojë të flitet.

Para kësaj ndeshjeje, Trepça ’89 renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë, ndërsa Ballkani në të dytën me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita që udhëheq renditjen, por gjilanasit e kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Interesant pritet të jetë edhe në “18 Qershori” të Klinës, ku Dukagjini është mikpritës i Llapit.

Dukagjini që po kalon në formë të mirë, do të tentojë një tjetër fitore pas asaj në fundjavë kundër Trepçës ‘89.

Ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.

Related posts

Dinamo ankohet në FFK: Kjo është padrejtësi, jemi të tronditur!

admin

Ancelotti nuk dëshiron të flet për yllin e Dortmund

admin

Ditë të “zeza” për Hakimin

admin

Leave a Comment