AKTUALE

Nano Ruzhin: Kush ka sens për interesin shtetëror, nuk guxon të japë deklarata të nxituara dhe revanshiste

NATO dhe BE kanë investuar shumë, por edhe elitat politike në vend, në ruajtjen dhe kultivimin e marrdhënieve ndër-etrnike, andaj deklaratat e deputeti dhe nënkryetarit të opozitares VMRO-DPMNE, Alekasandër Nikollovski, në të cilat atakohen të njëjtat, janë jointelegjente dhe populliste, thotë në një proponincim për PRESSonline.mk, Nano Ruzhin, ish-ambadasor i Maqedonisë në NATO.

“Vlerësojë se deputeti Nikollovski është një nga intelektualët më të mëdhenj të VMRO-DPMNE-së, megjithatë me këtë deklaratë të përshpejtuar, jointelegjente dhe populliste, bën një presedan të rrezikshëm, për shkak se ai përhapë kërcënim edhe atë në diçka që është më e shenjtë në këtë shtet, e ato janë marrdhëniet ndëretinke. E dimë se sa NATO dhe BE kanë investuar, por edhe elita jonë politike, pikërisht në paqen e marrdhënieve ndër-etnike”, deklaroi Ruzhin.

Ai mendon se është edhe një lloj rrezikimi edhe i Marrëveshjes së Ohrit, gjë që sipas tij, është thënë në momente nervoze.

“Nuk mund të flas për konferencat, por secili që mendon me vizion, me sens shtetëror, nuk guxon të japë deklarata të tilla, të thirret në të kaluarën, të thërrasë në revanshizëm dhe ngritje të paknaqësive dhe dhunës. E dimë se ku shpie kjo! Gjysma e popujve të ish-Jugosllavisë e kanë ndjerë atë”, nënvizon ai.

Ditë më parë, deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandër Nikollovski nga foltorja e parlamentit ka deklaruar se hyrja e të gjitha partive shqiptare në Qeveri, do të shkatërrojë themelet e funksionimit të shtetit të Maqedonisë, që sipas tij, bazohet nën modelin – dy parti politike në pushtet, dy në opozitë.

“Në Maqedoni jo rastësisht ekzistojnë parti të maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, turqve, vllahëve, romëve. Shikoni rreth vetes dhe do të shihni kë e keni në koalicion. Kjo është kështu për shkak të balancit etnik me të cilin funksionon ky shtet. Ju nëse dëshironi mund të eksperimentoni, por ato eksperimente do të na çojnë në rrënimin e Maqedonisë siç e njohim sot. Eksperimente të një gjenerate para nesh na sollën në konflikt të armatosur në vitin 2001. Kam frikë se eksperimentet që po i bëni tani, mund të na çojnë në një konflikt tjetër; dhe nëse në 2001 u ngritën shqiptarët, tani mund të ngritën maqedonasit. Mos e nënvlerësoni këtë që po ua them”, deklaroi Nikollovski në Kuvend.

Ashtu si bashkë-partiaku i tij Aleksandër Nikollovski edhe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i opozitares VMRO-DPMNE, Ilia Dimovski në rrejtët sociale është shprehur me tone të larta antishqiptare dhe dhunë-nxitëse etnike.

“Maqedonasit nuk vendosin për asgjë në Republikën e Maqedonisë…”, kështu e fillon shkrimin e tij në rrjetet sociale Dimovski, duke aluduar se vendimmarrja në këtë shtet ka kaluar te shqiptarët dhe komunitetet tjera.

“Shumica e maqedonasve në Republikën e Maqedonisë janë të përjashtuar nga vendimmarrja për çështjet kryesore shtetërore, megjithatë, ata janë gjithashtu të përjashtuar në mënyrë specifike nga vendimmarrja për çështjet të cilat prekin ekskluzivisht identitetin kombëtar maqedonas, gjuhën, kulturën, traditat dhe veçimin…”, shkruan Dimovski.

Sipas tij, shumicës së maqedonasve u mohohet e drejta për të vendosur për çfarëdo në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht për çështjet e identitetit, të cilat janë një e drejtë historike autonome e popullit maqedonas, duke aluduar në atë se me ministrin e Jashtme drejton një shqiptar.

“LSDM është e etur për pushtet dhe bënë biznes me të gjitha çështjet kombëtare maqedonase… BDI duhet ta dijë se ky nënshtrim i maqedonasve nuk do të sjellë asgjë të mirë as për Republikën e Maqedonisë dhe as për shqiptarët në Maqedoni… Ne duhet të luftojmë për të drejtat tona njerëzore, të vendosim për veten dhe vendin tonë…”, është shprehur Dimovski.(PRESSonline.mk)

Related posts

DUKAJ: Nuk kemi nevojë të bëjmë premtime, ne flasim me vepra

admin

Për trup të shëndoshë, ushtroni çdo ditë

admin

Emina Çunmulaj anëtare e jurisë në “Miss USA 2023”

admin

Leave a Comment