SHQIPËRI

Meta pyetet nga SPAK: Deklarova si person që mund të ketë dijeni për çështjen CEZ-DIA! Nuk kam asnjë lidhje

SPAK mori në pyetje si deklarues ish presidentin Ilir Meta, i cili për mbi  tre orë ka dhënë shpjegime për dosjen CEZ-DIA që vijon të jetë e hapur dhe të rrezikojë ish funksionarë të lartë.

Por çështja 5 milionë  euroshe  në dëm të shtetit shqiptar  deri më tani ka prodhuar vetëm një të dënuar si Kastriot Ismaili, i cili sakaq ka dorëzuar në Gjykatën e Fierit një kërkesë për tu liruar.

I ballafaquar me prokurorët e posaçëm, për Ilir Metën e rëndësishme është si përherë ruajtja e qetësisë.

Meta: Kam pasur një ftesë për të ardhur në SPAK për një çështje 2019 me ca kuptova me burime të hapura, portale, një çështje që nuk është e rëndësishme ta sqaroj unë, se unë ju kam thënë dhe juve dhe shqiptarëve që kam pasur shumë pritshmëri që SPAK do të ishte një institucion lider në luftën kundër korrupsionit që sa herë do të ftohesha do të vija me kënaqësi për të ndihmuar. Ashtu sikurse e dini që janë me dhjetëra kallëzime të miat edhe si president për çështje konkrete, për ligje me porosi apo për denoncimin e kuvendit që falsifikoi firmën e ish kreut të Kuvendit për shkarkimin e presidentit të Republikës… Kishte të bënte më çështje të CEZ dhe CEZ-DIA-s. Një çështje që është stërpërsëritur që aktivizohet sa herë Rilindja është në krizë, por unë jam për të treguar sjelljen time prej qytetarin, modelin tim transparencën dhe çdo qytetar që është i përfshirë në politikë. Unë u thirra si deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara. Mendoj që kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015 qëkur është hapur, pas një shkrimi të koleges suaj që manipulonte çështjet. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje, është vërë në kohën kur Ilir Meta nuk ka qenë ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lidhje me CEZ-in. Gjatë 4 muajve si ministër nga fundi i shtatorit deri në fillim të janarit.

Por duket se qetësia është në SPAK është vetëm një batutë e përsëritur përderisa Meta është pyetur edhe për Elvis Matën, një ish drejtor i DIA-s kompanisë që duhet të mblidhte borxhet e vjetra për llogari të CEZ. Mata ka folur më herët edhe për prokurorinë e Tiranës, një hetim që u rrudh me një shqiptarë e dy cekë. por për Ilir Metën ai është i pabesueshëm

Meta: Ilir Meta ka mbrojtur vetëm interesin publik, pjesë e bashkëpunëtorëve janë punësuar në Kryeministri, më vjen keq që harxhohet kohë, kur janë dosje mal, por unë nuk ndaloj askënd të bëjë pyetje. Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet, nga kongresi i partisë, unë nuk pengoj askënd që të marrë udhëzime nga partia, unë jam Ilir Meta që e njohin të gjithë qytetarët shqiptarë, transparent.

I bindur se hetimi është politik , Ilir Meta këmbëngul se s’ka asnjë lidhje me CEZ-DIA.

Meta: CEZ-DIA është një çështje e drejtësisë, nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, as CEZ nuk ka pasur asnjë përfitim, ka pasur kundërshtimin tim. Ata (SPAK) i lidhin  çështjet me portalet, unë s’kam asnjë shqetësim sa herë të kem një ftesë zytare do të vij, por po presim për gjëra më të rëndësishme, është falsifikuar firma në procesin kundër presidentit të Republikës dhe unë kujtova se më kishin thirrur për këtë pozitë.