SPORT

Edhe sonte dy ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve

Banner

Inter – Porton dhe Leipzig – Manchester Cityn, janë dy ndeshjet e sotme në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe pritet të jenë mjaft interesante.

Interi i trajnerit Simone Inzaghi ka përfunduar  në vendin e dytë të Grupit C, pas Bayern Munchenit dhe para Barcelonës dhe Viktoria Plzenit. Në anën tjetër, Porto ishte e para në Grupin B. Skuadra italiane në kampionatin vendor është në vendin e dytë, por ka mbetur 15 pikë prapa skuadrës së Napolit dhe synim ka të dalë sa më e suksesshme në garën më të fortë në futboll, Ligën e Kampionëve. Ndërsa skuadra e Portos renditet e dyta në Portugali me pesë pikë pas Benficas. Mungesa e vetme e Interit është sulmuesi Joaquin Correa, ndërsa te portugezët mungojnë Evanilson, Fabio Cardoso, Gabriel Veron dhe Francisco Meixedo.

Ndërsa kampioni në fuqi i Premierë Ligës, Manchester City, e nis fushatën me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve me udhëtim në Gjermani, ku do të përballet me RB Leipzigun. City kërkon hakmarrje në “Red Bull Arena” pasi humbi ndeshjen e grupeve në sezonin e kaluar me rezultat 2-1, mirëpo edhe gjermanët kanë synime të mëdha dhe kjo pritet një sfidë mjaft interesante.

Banner

Related posts

Në finale Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku

admin

Ia ndali penalltinë reprezentuesit të Serbisë, kjo është nota për shqiptarin e Kosovës

admin

Interi me sfida të bujshme verore përpara

admin

Leave a Comment