SPORT

Mancini uron Tiranën pasi shpallet Kryeqytet Evropian i Sportit (VIDEO)

Me rastin e shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Sportit për vitin 2023, trajneri i Kombëtares italiane, Roberto Mancini ka uruar Tiranën për këtë sukses përmes një video të postuar në Twitter nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

“Përshëndetje Tirana. Është bukur të jesh Kryeqyteti Evropian i Sportit. Bravo dhe suksese. Të dua Tirana shprehet Mancini”.

Çfarë është ky titull?

Propozimi i Bashkisë Tiranë, i cili u përgatit në bashkëpunim me përfaqësues të sportit, federatave sportive dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, titullohet “SPRINTirana – Sport as a Promoter of Resilience, Inclusiveness, Nature and Transformation” (Sporti si Promovues i Qëndrueshmërisë, Gjithëpërfshirjes, Natyrës dhe Transformimit).

Synimi i i këtij titulli është prezantimi i një programi ambicioz aktivitetesh, si dhe përdorimi i sportit si një mjet për të përmirësuar jetesën e fëmijëve, të rinjve, moshën e tretë dhe komunitetet në përgjithësi, si dhe një mekanizëm për të rritur nivelin e gjithëpërfshirjes së shtresave të cenueshme, personave me aftësi ndryshe, minoriteteve, me synimin final për të transformuar shoqërinë.

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme evropiane nga institucioni ACES EUROPE, pranë Komisionit Evropian në Bruksel.

Getafe e Bilbao (Spanjë), Firence e Siena (Itali), Leuven (Belgjikë), Rovaniemi (Finlandë), Setubal e Braga (Portugali), Nice e Pau (Francë), Tiburg (Hollandë), Insbruk (Austri) etj.

Banner

Related posts

Lingard drejt klubit të madh turk

admin

Grasshopper ka shpreh interesim për ta rikthyer Hotin në Zvicër

admin

Shkëndija në premierë, “kuqezinjtë” janë gati për të fluturuar drejt Europës

admin

Leave a Comment