SPORT

“Incidenti” romantik që bëri Pedri (VIDEO)

Një “incident romantik” ka ndodhur me futbollistin e Barcelonës (Pedri), pas ndeshjes së fundit në kampionat, kur ylli 20-vjeçar po jepte autografe dhe po bisedonte me tifozët e klubit.

Një video që u bë virale në mediat sociale tregon se një vajzë i jep Pedrit një letër, të cilën ai e fut në xhep, dhe të gjithë mendojnë se në të ishte shkruar numri i saj.

Ky nuk është incidenti i parë i tillë që përfshin një yll të ri të Barcelonës. Pak muaj më parë një tjetër e re kishte bërë të njëjtën gjë me Gavi pas një eventi të organizuar nga Barcelona.

Në fakt, si Pedri ashtu edhe Gavi janë futbollistët më të njohur të Barçës në mosha të reja, veçanërisht në mesin e vajzave të reja. Në fakt, siç raportojnë mediat spanjolle, për këtë të fundit ka ndjenja edhe princesha Leonor, vajza e mbretit të Spanjës, Felipe.

Banner

Related posts

Njeriu i librave që thyente tavolina kur pësonte gol Shqipëria në minutë të fundit, njihuni me babain e Ardian Ismajlit

admin

Ofertë nga Turqia për portierin Visar Bekaj

admin

Klubi pyet: Muçi, çfarë po bën?

admin

Leave a Comment