BOTA

Qytetarët polakë nisin përgatitjet për të mbrojtur vendin e tyre

Në kërcënimin e një lufte nga Rusia, qytetarët polakë po përgatiten të bëhen ushtarë për të mbrojtur vendin e tyre.

Një bankier, një nxënës i shkollës së mesme dhe një këngëtare aspiruese e operës janë mes dhjetëra të veshur me uniformë ushtarake, që praktikojnë si të përdorin armë, si të drejtojnë tanket, si dhe duke mësuar se si të komunikojnë në një fushë beteje.

Ndërgjegjësimi është hapi i parë i gatishmërisë. Ne u mësojmë civilëve strukturat, si të veshin uniformën. Brenda pak kohëve do i shohim ata të kthyer në ushtarë të mrekullueshëm”, tha për CNN, nëntogeri Mark Zaluski.

Brenda pak ditësh, rekrutët e Zaluskit do të diplomohen si personel këmbësorie nga një program trajnimi bazë për Forcën e Mbrojtjes Territoriale.

Pothuajse një vit që kur Rusia pushtoi Ukrainën, populli i Polonisë është mobilizuar në mënyra të ndryshme në përgjigje të luftës në vendin fqinj. Gati 1.5 milionë ukrainas kanë emigruar drejt Polonisë, e cila është kthyer në një rrugë kryesore për ndihmën dhe armatimin nga aleatët perëndimorë. Tashmë, ushtria polake po luan një rol kritik në mbrojtjen e NATO-s.

Ngjarjet tragjike në Ukrainë kanë ndryshuar mendësinë e shumë njerëzve. Po shohim një rritje të intensitetit për shërbime ushtarake”, tha Zaluski.

Mary, një 36-vjeçare nënë e dy fëmijëve që punon në luftën kundër pastrimit të parave për një bankë të madhe amerikane, tani e gjen veten në fushën e betejës. Lufta në Ukrainë ishte nxitësja e vendimit të saj për t’u stërvitur në fushën e betejës.

Jam shumë e lumtur që e kam këtë mundësi të punoj dhe të jem ushtare. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për shumë prej nesh”, tha ajo.

Ndërsa, Paveli, një student 24-vjeçar, po bën trajnimin e tij 16-ditor gjatë pushimeve të tij pranverore.

Lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë ka nxitur gatishmëri civile që nuk është parë në Evropë për dekada.

Related posts

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini mbledhin 7.9 milionë dollarë për Turqinë

admin

12 mijë aktivistë të klimës protestojnë në Berlin: Jepini fund djegies së lëndëve fosile

admin

Senator demokrat i SHBA, Bob Menendez ndalohet për rryshfet në favor të Egjiptit (fotot)

admin

Leave a Comment