AKTUALE

Shkupi ka harxhuar 10 milionë denarë kompensim për kafshimet e qenve endacakë

Dy ditë më parë në Aerodrom të Shkupit, qenë endacakë sulmuan një kafshë shtëpiake dhe pronarin e saj, pas së cilës kompania e qytetit “Laika” reagoi dhe gjeti qen të patrajtuar.

Problemi i qenve endacak ka kohë që i shqetëson shkupjanët dhe “Laika” ka zbuluar për “Makfax” se vitin e kaluar qyteti ka shpenzuar 10 milionë denarë, gjegjësisht 162.000 euro, si dëmshpërblim për qytetarët e kafshuar nga qentë endacak.

Ndonëse “Laika” tregon se arrijnë rekorde në trajtimin e qenve nga muaji në muaj, duket qartë se duhet zgjidhje tjetër e problemit pasi qytetarët ankohen çdo ditë se ata sulmohen nga qentë në rrugët e kryeqytetit. Përveç Shkupit, thuajse çdo qytet tjetër në Maqedoni e ka problemin me qentë endacak.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Çashka: Ky unitet i fortë është një mesazh i fuqishëm se shqiptarët janë të gatshëm të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë interesat e tyre në çdo kohë.

Gjyla Halili

Grubi priti në takim përfaqësuesin special sloven për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš

Gjyla Halili

Kërcënohet gazetari Nevrij Ademi – rasti lajmërohet në ambasadat e huaja në

Gjyla Halili

Leave a Comment