SHQIPËRI

Mblidhet Sekretariati për Etikën, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës, Spaho i tensionuar: A jeni në terezi?!

Komisioni i Etikës për përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës është mbledhur këtë të martë.

Deputeti Edmond Spaho ndodhet live në rrjete sociale gjatë mbledhjes, ku u shpreh se po shkelen të drejtat kushtetuese.

Opozita thotë se faktet tregojnë se mbledhja e Sekretariatit për Procedurat dhe Votimet është në kundërshtim me Rregulloren e Parlamentit.

“Pa pyetur njëherë pse ta përjashtojmë këtë, a janë në vete kur ndërmerrni iniciativa të tilla? A jeni në terezi por keni përjashtuar 25 deputetë tani, më shumë se 1/6 e kuvendit  është përjashtuar, a keni përgjegjësi morale që e vijoni në rrugën, njeriu nuk jeton vetëm për një vend pune, jeton edhe për moralin, kaq të verbër jeni? A e dini që jeni në shkelje të rregullave zonja Bushka? 24 orë pas seancës paraqitet kërkesa për masë, 24 orë pas depozitimit zhvillohet mbledhja e komisionit të etikës. Duhet ta kishit zhvilluar dje mbledhjen, është e jashtëligjshme, në thyerje të rregullores, që rrihni gjoksin për zbatimin e saj, do e dërgoj në gjykatë administrative, nuk dua të lejohet që të instalohet diktaturë. Në SHBA heton FBI, heton dhe Kongresi. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe ne të hetohet këtu. Të hetojë SPAK-u që nuk ka këllqe ta bëjë dhe të hetojë kuvendi. Të paktën të kemi mundësi të shohim ky McGonigal kur ka hyrë, kur ka dalë, ka ushtruar presion në organe të caktuara? Zonjë më lini të flas, nuk keni guxim të dëgjoni se keni frikë çfarë ju thotë Rama. A po më përjashton, ti e ke marrë vendimin, tani më dëgjo pse protestoj unë, mos më prit fjalën, Të lutem mos pa pri fjalën, jam unë që po flas se nuk dua , ju më thoni keni prishur rregullin e parlamentit, unë po them që nuk e kam prishur rregullin”, tha Spaho.

Kujtojmë se një ditë më parë Partia Socialiste depozitoi në Kuvend kërkesën për përjashtim 10 ditë nga Kuvendit për gjashtë deputetët e PD-së dhe dyfishim të masës për Edmond Spahon.

Kjo erdhi pasi seanca plenare e së enjtes së kaluar sërish u përfshi nga tensione, ndërsa para Kuvendit po zhvillohej protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

Deputetët kërkuan mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan foltoren për 6 orë. Veç bllokimit të foltores dhe kaosit, deputeti Edmond Spaho i binte bilbilit, duke mos lejuar ministrat dhe deputetët të mbanin fjalën.

Ndryshe nga seancat e shkuara socialistët nuk zgjodhën rrugën e shkurtër të votimit të projektligjeve dhe mbylljen e seancës, por vijuan me diskutimet e rendit të ditës.

Megjithatë deputetët demokratë ngulmuan se parlamenti duhet të merret vetëm me llogaridhënien e Edi Ramës për çështjen McGonigal.


Top Channel

Related posts

Të dënuar për drogë dhe vrasje, 3 shqiptarë tentojnë të arratisen nga burgu në Greqi

admin

“Je gruaja ime dhe të bëj ç’të dua”, arrestohet shqiptari për përdhunim dhe keqtrajtim ndaj bashkëshortes

admin

“Mora ftesë nga SPAK”, Meta: Deklarova si person që mund të ketë dijeni për çështjen ÇEZ-DIA! Nuk kam asnjë lidhje

admin

Leave a Comment